Koronavirusi ka hyrë në Shqipëri, flet mjeku infeksionist

23:34 | 05 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës.

Mjeku infeksionit QSUT Pëllumb Pipero, është shprehur në “Opinion” se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pipero tha se koronavirusi mund të kaloj nga një person i infektuar të një njëri i shëndosh dhe pa shfaqur simptoma. Po ashtu, mjeku tha se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

Pëllumb Pipero: Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri.

Komento: