Koronavirusi, Kryetari i Prishtinës thotë se është koha për rihapje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Koronavirusi, Kryetari i Prishtinës thotë se është koha për rihapje

23:32 | 24 Maj 2020

Covid-19, Shpend Ahmeti thotë se është koha për rihapje.

Për herë të parë sot Kosova nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus që nga data 13 mars.

Sipas IKSHPK’së, të gjitha mostrat e dyshuara (138) me COVID-19 për 24 orët e fundit në nivel vendi kanë rezultuar negative, ndërkohë që janë katër të shëruar.

E kjo ka gëzuar të parin e Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se tash është koha për rihapjen e vendit.

“0 – zero raste. Rihapja”, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.

Deri tash në Kosovë janë konfirmuar 1032 persona me koronavirus, 785 prej tyre janë shëruar kurse 29 kanë vdekur.

Komento: