Koronavirusi: Ky vend do t’i lehtësojë kufizimet në mes të majit

21:57 | 22 Prill 2020

Në mes të majit, një vend ka vendosur që t’i lehtësojë kufizimet e vëna për shkak të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Finlanda po përgatitet të lejojë tubimet publike me më pak se 500 njerëz nga 13 maj, ndërsa kufiri aktualisht është dhjetë, njoftoi sot kryeministrja, Sanna Marin.

“Deri tani, ne kemi arritur të frenojmë përhapjen e epidemisë. Finlanda tani do të lehtësojë kufizimet”, tha Marin gjatë një konference për shtyp.

Ndalimi i tubimeve të më shumë se 500 njerëzve pritet të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të korrikut.

“Vendimi nëse do të rihapin apo jo shkollat, pasi Norvegjia dhe Danimarka tashmë kanë filluar, do të merren vetëm javën e ardhshme”, shtoi kryeministrja.

Finlanda i ndaloi tubimet e mëdha publike dhe i mbylli kufijtë në mes të marsit.

Shkollat janë mbyllur për fëmijë mbi moshën dhjetë vjeç dhe më të vegjëlit janë inkurajuar të qëndrojnë në shtëpi, kur është e mundur.

Komento: