Pas më shumë se 60 vjetëve martesë, çifti e moshuar i ndau koronavirusi.
Gene dhe Dorothy prej 6 dekadash janë të martuar bashkë dhe i shpëtuan mrekullisht divorcit. Por çifti amerikan nuk e kishte parashikuar se pas 60 vitesh martesë do ti ndante koronavirusi.
Gene Campbell, 89-vjeçar amerikan nga shteti Uashington, është në karantinë në Qendrën Jeta në Kirkland, ku disa banorë janë kontraktuar nga Covid-19.
Gruaja e tij, 88-vjeçarja Dorothy Campbell është e shëndetshme. Duke mos qenë në gjendje ta përqafonte burrin e saj për të shmangur çdo mundësi ngjitje, gruaja e moshuar prapë kërkoi që djali i saj Charlie ta shoqëronte atë jashtë strukturës që të mund ta shihte burrin e saj përmes një prej dritareve.
Fotoja romantike bëri menjëherë bëri xhirot e rrjetit, duke filluar nga Shtetet e Bashkuara, ku numri i viktimave të virusit po fillon të rritet.