399 viktima dhe mbi 11 mijë raste të reja me COVID-19 në Gjermani.
Në Gjermani janë regjistruar 399 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Shifra totale e të vdekurve, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive ka arritur në 56.945.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.192 raste të reja pozitive me koronavirus, duke çuar shifrën totale të infektuarve në 2.216.363.
Gjermania radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara.
Deri tani në këtë shtet janë kryer gjithsej 38 milionë e 533 mijë e 736 testime për koronavirus.
Kujtojmë që Gjermania ka marrë masa të rrepta për shkak të numrit të lartë të të infektuarve me COVID-19.