Koronavirusi në Itali, këto janë shifrat e fundit

19:13 | 19 June 2020

47 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëshit të fundit në Itali.

Italia regjistron në 24 orët e fundit 47 viktima e 251 raste pozitive me Covid-19.

Numri i viktimave ka arritur më 34 561 e të infektuarit më 238 011.

Persona të shëruar nga Covid 19 janë deri më sot 181 907.

Persona aktiv me koronavirus janë 21 542.

Në struktura spitalore po kurohen 2632 pacientë e 161 në repartet e terapisë intensive.

Komento: