Koronavirusi në Itali, këto janë shifrat e fundit

18:40 | 27 August 2020

Vazhdon rritja e numrit të rasteve ditore me Covid-19 në Itali.

Italia ka raportuar 1,411 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së vendit të enjten.

Shteti ka raportuar edhe pesë vdekje të reja si pasojë e virusit korona, teksa 225 janë shëruar nga sëmundja, shkruan la Republicca.

Mediumi italian tutje bën me dije se numri total i të infektuarve aktiv me sëmundjen Covid-19 ka shkuar në 21,932.

Gadishulli ka realizuar 94,024 teste për diagnostikimin e virusit SARS-COV2.

Komento: