Italia ka shënuar 31.758 raste të reja dhe 297 të vdekur nga koroavirusi ë 24-orët e fundit.
Numri i viktimave në ditën e sotme ka regjistruar numrin më të lartë që prej datës 6 maj 2020.
Pandemia Covid 19 ka një përhapje të pakontrolluar në pjesën më të madhe të territorit italian e autoritetet janë në pritje të efekteve që masat e fundit shtrënguese të mund të reduktojnë numrin e viktimave dhe të të infektuarve.
Qyteti i Milanos e provinca rreth tij ka numrin më të lartë të infektuarve ndër qendrat e mëdha urbane e zërat mediatikë informojnë se autoritetet lokale po përgatiten të kthejnë këtë territor në një zonë të kuqe me një regjim mbylljeje të plotë.
Në 24 orët e fundit në provincën e Milanos janë shënuar 3.979 raste pozitive në 24 orë e 1.607 vetëm në qytetin e Milanos.