Koronavirusi në Itali, rritet numri i rasteve të reja

19:26 | 11 Qershor 2020

Rritet numri i të infektuarve me Covid-19 në Itali.

Italia raportoi 53 vdekje me koronavirus të enjten në Itali, por shkalla e rasteve të reja pozitive është rritur në 24 orë.

Katër rajone – Siçilia, Umbria, Valle d’Aosta dhe Moilse – nuk raportuan asnjë rast të ri të COVID-19.

Sidoqoftë, 379 njerëz të tjerë testuan pozitivë, me Lombardinë që përbën gati 70 përqind të tyre (252).

Që prej fillimi deri më tani, Gadishulli ka pasur 236,142 teste pozitive të COVID-19 (+379), me 30,637 prej tyre aktualisht aktiv (-1.073).

Një total prej 171,338 njerëz janë shëruar (+1,399) dhe 34,167 kanë vdekur gjithsej.

Komento: