Koronavirusi në Itali: Rritet numri i viktimave, ulen rastet pozitive

18:42 | 08 Shkurt 2021

Janë publikuar shifrat e fundit të koronavirusit në Itali.

Italia ka regjistruar rritje të numrit të viktimave në 24 orët e fundit dhe ulje të rasteve pozitive krahasuar me një ditë më parë. Sot janë shënuar 307 viktima, krahasuar me 207 që ishin një ditë më parë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 mijë e 970 raste pozitive me koronavirus përkundër 11 mijë e 641 rasteve të një dite më parë.

Rastet pozitive ndikohen nga rënia e ndjeshme e testeve në fundjavë dhe veçanërisht të dielave.

Në 24 orët e fundit u kryen 144 mijë e 270 teste molekulare dhe antigjenike, ndërsa dje kishte 206 mijë e 789. Pavarësisht kësaj, shkalla e pozitivitetit sot është 5.5%, e qëndrueshme krahasuar me dje, kur ishte 5.6%.

Numri i njerëzve të shtruar në terapi intensive është në rritje, aktualisht janë 2 mijë e 143 pacientë, 36 më shumë se një ditë më parë.

Pranimet ditore ishin 139, ndërkohë që është rritur edhe numri i pacientëve me simptona në 19 mijë e 527 ose 261 më shumë se dje.

Viktimat zyrtare të COVID-19 në Itali kanë arritur në 91 mijë e 580, ndërsa rastet totale janë 2 milionë e 644 mijë e 707. Të shëruarit janë 2 milionë e 133 mijë e 523, ndërsa në izolim shtëpiak janë 397 mijë e 934 persona.

Komento: