15 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni.
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 227 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shëruar 111 persona, duke e quar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 186,322.
Numri total i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 199,766 si dhe të vdekur janë 7,051.