26 viktima dhe 489 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore.
Maqedonia Veriore ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore, njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 892 teste të dyshuara për koronvirus dhe prej tyre 489 kanë rezultuar pozitivë, ose 26 për qind e tyre.
Po ashtu në 24 orët e fundit 26 pacientë kanë humbur betejën me virusin.
Ndërkohë 748 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.