Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur dhe 115 raste të reja

17:05 | 05 Korrik 2020

Shtatë të vdekur dhe 115 raste të reja në Maqedoninë e Veriut.

115 të infektuar, shtatë të vdekur dhe 40 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, përkatësisht 53 raste të reja, Strugë 13 raste, Tetovë tetë dhe nga gjashtë raste në Dibër dhe Shtip.

Në qytetet tjera ka nga më pak se katër raste te reja.

Pesë të vdekur janë regjistruar në Shkup dhe nga një në Tetovë dhe Krushevë.

Nga 40 të shëruar, 26 prej tyre janë nga Shkupi.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 1 mijë e 32 teste, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve arrin në 11 për qind, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.

Komento: