Koronavirusi në Maqedoninë e Veriut: Gjashtë të vdekur dhe 29 raste të reja

16:42 | 05 June 2021

Gjashtë të vdekur dhe 29 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut janë kryer 3856 teste për COVID-19, 29 prej të cilave kanë rezultuar pozitive.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjashtë qytetarë e kanë humbur jetën.

Në këto 24 orë janë shëruar 50 pacientë.

Situata me virusin Covid-19 është stabilizuar edhe në Kosovë, me ç’rast Qeveria ka lehtësuar masat anti-Covid, duke larguar orën policore për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Komento: