Asnjë viktimë dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer tre mijë e 265 testime për COVID-19 ku tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë me koronavirus teksa janë shëruar 73 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se rastet pozitive janë tre raste në Shkup, dy raste në Strumicë dhe nga një rast në Kumanovë, Veles dhe Kërçovë.