Koronavirusi ka arritur edhe në Serbi.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sonte se për shkak të koronavirusit, Serbia ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen e përkohshme të qytetarëve nga disa vende.
“Do të marrim masa dhe do të ndalojmë hyrjen nga vende të caktuara apo zona që janë kërcënim për një periudhë të shkurtër kohore”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.
“Këto vende janë, pjesa veriore e Italisë, disa pjesë të Zvicrës, Korea e Jugut dhe disa krahina të caktuara të Kinës si dhe qytetarët nga Irani”, ka theksuar presidenti serb.
Deri më tani, në Serbi janë konfirmuar dy raste me koronavirus.