Koronavirusi në Shqipëri: 21 të vdekur dhe 952 raste të reja

18:01 | 28 Shkurt 2021

Shqipëria po vazhdon të përballet me virusin Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar shifrat e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa bën apel për të gjithë qytetarët që të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 952

Të shëruar në 24 orë 804

Të shtruar në spitale 662

Humbje jete në 24 orë 21

Testime ditore 3805

Testime totale 466,785

Raste pozitive 107,167

Raste të shëruara 69,773

Raste Aktive 35,598

Humbje jete 1,796

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22887

Fier 2667

Durrës 1680

Vlorë 1746

Shkodër 1373

Gjirokastër 1075

Berat 844

Korçë 914

Elbasan 876

Lezhë 826

Dibër 374

Kukës 336

Komento: