Koronavirusi në Shqipëri, Edi Rama ka diҫka për të thënë

21:15 | 09 March 2020

Koronavirusi tashmë ka arritur edhe në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë mesazhin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për koronavirusin.

Postimi i Ramës në Facebook:

“FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Ky prononcim i Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk duhet lexuar kurrësesi si një ftesë për moskokëçarje, por thjesht si një fakt për të mos humbur qetësinë e kthjelltësinë:

‘Vitin e shkuar 37.000 amerikanë humbën jetën nga gripi i zakonshëm. Mesatarja vjetore e vdekjeve nga gripi (SHBA) është mes 27.000 dhe 70.000 në vit. Asgjë nuk ndalet, jeta&ekonomia vazhdojnë. Në këtë moment janë konfirmuar 546 raste të Coronavirus dhe kanë humbur jetën 22 persona. Mendojeni pak!’”, ka shkruar Rama.

Komento: