Nga dita e nesërme do të izolohet shteti i Francës për shkak të koronavirusit.
Franca do të hyjë në izolim të detyruar nga mesdita e së martës, tha Presidenti francez Emmanuel Macron në një fjalim kombëtar nga Pallati Elysee, raporton BBC.
Të gjithë banorët janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi dhe mund të largohen vetëm për arsye thelbësore.
‘ Lëvizjet do të jenë shumë të kufizuara’, tha ai.
“Ne jemi në luftë”, tha presidenti shumë herë.
Deri më tani janë izoluar shumë shtete, duke përfshirë edhe Kanadanë si dhe Italinë për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Sipas matjeve të bëra nga Universiteti Johns Hopkins të cilët po i marrin rastet nga raportimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë,virusi COVID-19 ka vrarë mbi 6500 persona.
Numri më i madh i vdekjeve janë në Kinë dhe në Itali. Italia është vendi më i prekur në Evropë me 1809 vdekje dhe mbi 24, 707 raste të konfirmuara, raporton CNN.
Kina në anën tjetër e cila nuk ka raste tjera të konfirmuara ishte goditur me mbi 80,000 raste dhe 3,213 vdekje.
Për momentin në gjithë botën janë raportuar 174 mijë raste me COVID-19.
Në Kosovë deri më tani janë lajmëruar 15 raste të prekura me coronavirus që deri më tani janë në gjendje stabile.