Koronavirusi po e godet më shumë këtë moshë

18:06 | 15 Gusht 2021

Vendi ynë po vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve.

Sot janë shënuar 1096 raste të reja të infektuara me Covid-19 derisa kanë humbur jetën 4 persona.

Mosha më e prekur në ditët e fundit është ajo në mes të 20-29 vjeç. 332 persona kanë rezultuar pozitiv në këtë grupmoshë.

Të rinjtë janë më të prekurit këtë herë, për dallim nga herët e kaluar kur moshat e shtyra ishin më të rrezikuara. Shqetësuese është edhe numri i rasteve te fëmijët.

Nga 0-9 vjeç janë raportuar 21 raste derisa derisa nga 10-19 janë shënuar 109 raste.

Komento: