Koronavirusi po përhapet edhe në Francë, konfirmohet rasti i pestë

16:21 | 30 January 2020

Konfirmohet rasti i pestë i koronavirusit në Francë.

Rasti i pestë i koronavirusit të ri është konfirmuar në Francë, tha ministrja e Shëndetësisë Aniez Buzen, sipas së cilës bëhet fjalë për vajzën e një burri 80-vjeçar, i cili gjithashtu është i infektuar dhe është në spital.

Buzen dje njoftoi se Franca do të dërgojë një aeroplan për të kthyer shtetasit e saj që ndodhen në epiqendrën e virusit ëuhan të Kinës, ndërsa aeroplani i dytë do të niset sot ose të premten.

Komento: