Koronavirusi po përhapet me të madhe, kjo është harta e vendeve të prekura – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Koronavirusi po përhapet me të madhe, kjo është harta e vendeve të prekura

23:48 | 27 Shkurt 2020

Virusi kinez, koronavirus po përhapet me të madhe në shumë vende të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi ka potencial që të bëhet pandemi, por nuk është një e tillë ende.

Gjithsesi, disa ekspertë nuk pajtohen dhe thonë se pandemia mund të ketë ndodhur tanimë.

“Nuk duhet të jemi të nxitueshëm dhe të deklarojmë një pandemi pa një analzië të qartë të fakteve”, thotë Teodor Ghebreyesus, Drejtor Gjeneral në OBSH.

Kosova mbetet ende një vend që nuk ka asnjë rast të raportuar për koronavirus, ashtu edhe Shqipëria.

Por ka shumë vende në botë të cilat janë të prekura tani nga ky virus.

Kina, që është vendi ku lindi ky virus, ka më shumë se 70 mijë raste të konfirmuara me këtë rast.

Ndërkohë në Europë, Italia është një vend ku virusi u përhap me të madhe.

Kjo është harta e plotë e të gjitha vendeve ku është raportuar së paku një rast me koronavirus.

Komento: