Koronavirusi po sulmon këto moshua më së shumëti

14:12 | 24 Mars 2020

Koronavirusi po sulmon të moshuarit: Viktimat më së shumti kanë këtë moshë.

Pandemia COVID-19 si qendër shpërthimi gjatë kësaj kohe ka shtetet e Europës, ku shumë njerëz janë duke vdekur si pasojë e infektimit nga ky virus vdekjeprurës

Shumë nga viktimat në të gjithë botën, janë të moshuar, ndërsa ka edhe të tjerë të cilët kishin probleme me frymëmarrje dhe probleme të tjera shëndetësore të cilat ky virus veçse i kishte përkeqësuar duke çuar deir në vdekje.

Edhe në Kosovë është shënuar vdekja e parë nga ky virus, ku para pak ditësh u raportua se viktimë e COVID-19 ishte një person 82 vjeçar nga Dumnica e Podujevës.

Ndër rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, janë edhe lëvizja e të moshuarve, të cilëve u ndalohet për shkak se janë më të rrezikuar ndaj prekjes së këtij virusi sesa personat e tjerë.

Sipas këshillave të organizatave shëndetësore në botë, të moshuarit cilësohen si individët më në rrezik, duke shtuar se edhe personat e tjerë me sëmundje të caktuara mund të rrezikohen nga prekja e këtij virusi.

“1.Personat e moshës 70 vjeç ose më të vjetër (pavarësisht kushteve mjekësore). 2.Personat me sëmundje kronike (afatgjata) të frymëmarrjes, të tilla si astma, sëmundje pulmonare obstruktive kronike (COPD), emfizemë ose bronkit. 3.Persona me sëmundje kronike të zemrës. 4.Personat me sëmundje kronike të veshkave. 5.Personat me sëmundje kronike të mëlçisë, siç është hepatiti. 6.Personat me gjendje kronike neurologjike, të tilla si sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e neuroneve motorike, skleroza e shumëfishtë (MS),paralizë cerebrale. 7.Personat që vuajnë nga diabeti. 8.Personat që kanë probleme me shpretkën. 9.Personat që kanë një sistem imunitar të dobësuar si rezultat i sëmundjeve të mëparshme si HIV dhe SIDA, ose ilaçe të tilla si tableta steroide ose kimioterapi”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë britanikë në lidhje me personat që janë më të rrezikuar nga infektimi.

Kujtojmë se Italia, si vendi me më së shumti viktima në botë nga ky virus, shënon mbi 85.6 përqind të të vdekurve rreth moshës 70 vjeçare, ndërkohë që viktimat në këtë vend çdo ditë po shënojnë shifra të “frikshme”, ku vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 604 viktima në tërë vendin.

Komento: