Koronavirusi prek edhe Fenerbahçen e Vedat Muriqit

09:58 | 08 May 2020

COVID-19 prek edhe Fenerbahçen e Vedat Muriqit.

Një punonjës i Fenerbahce është testuar pozitiv për koronavirusin të enjten, duke detyruar klubin e Superligës së Turqisë të anulojë stërvitjen e ditës së premte.

Klubi nga Stambolli ka testuar të gjithë lojtarët, stafin teknik dhe personalin e klubit ditën e martë, por rezultatet që kanë dalë ditën e premte, treguan se dikush që punonte në ambientet e klubit ishte pozitiv për COVID-19.

Një tjetër punonjës dyshohet gjithashtu se është prekur nga koronavirusi, përcjell lajmi net.

Klubi ka qenë duke monitoruar punonjësit dhe tha se ata do të testohen sërish ditën e premte.

Pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi nga Kosova, Vedat Muriqi.

Komento: