Koronavirusi prek edhe Milanin, merret ky vendim

15:45 | 03 Mars 2020

Milan ka konfirmuar se një numër i objekteve të tyre do të qëndrojnë të mbyllura deri në fund të javës për shkak të vazhdimit të përhapjes së koronavirusit.

Italia dhe veçanërisht rajoni i Lombardisë duket se kanë qenë një nga zonat më të goditura nga shpërthimi, me mbi 1.000 raste që raportohen deri më tani, përcjell ORAinfo.

Përmes faqes së saj zyrtare, Milano ka njoftuar të gjithë tifozët Rossoner dhe vizitorët e mundshëm se Dyqani Casa Milan dhe Muzeu Mondo Milano do të mbyllen deri të Premten 6 Mars. /ORAinfo/

Komento: