Koronavirusi prek edhe Prishtinën, 39 vjeçarja ishte për vizitë në Londër

12:33 | 17 Mars 2020

Po vazhdon përhapja e koronavirusit nëpër komuna të Kosovës.

Rasti i 16 i konfirmuar mbrëmë me koronavirus është nga Prishtina.

Një grua 39-vjeçare që ishte për vizitë në Londër është nga Prishtina.

Kështu është bërë të ditur në njoftimin e IKShPK-së:

“Nga data 08.02.2020 deri me 17.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 271 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej gjashtëmbëdhjetë (16) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjatë orëve të mesnatës me 17.03.2020 është konfirmuar edhe një rast pozitiv për virusin SARS-CoV-2: E ardhur nga Londra me datë 16.03.2020, ku ka qëndruar në vizitë zyrtare nga data 09-16.03.2020. Rasti me vendqëndrim nga Prishtina, gjinisë femër, mosha 39 vjeç”, thuhet në njoftimin e IKShP-së.

Komento: