
Vendi ynë po vazhdon të ketë numër të lartë të infektuarve me koronavirus.
Shifër alarmante e të vdekurve është shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
36 vdekje e 1,630 raste pozitive janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan lajmi.net.
47 prej tyre janë fëmijë nën moshën 10 vjeçe.
Shifra më e lartë e të infektuarve për këtë kohë është e moshës 30 deri në 39 vjeç.
Ndërkohë nga nesër pritet të hyjnë në fuqi ora policore, bartja e maskave, shkurtimi i orarit të punës për gastronominë.