Koronavirusi “pushton” futbollin, 3 lojtarë të skuadrës së njohur dalin pozitiv

16:31 | 07 May 2020

3 lojtarë të skuadrës së njohur kanë dalur pozitiv me koronavirus.

Koronavirusi ka marrë përmasa të mëdha edhe në Brazil, aq sa sëfundmi tre futbollistë të Flamengos skuadrës që fitoi titullin kampion sezonin e kaluar por edhe Copa Libertadores kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Rio De Janeiro por Flamengo nuk ka publikuar emrat e futbollistëve.
Klubi brazilian u ka bërë tamponin plot 293 personave, përfshirë të gjithë futbollistët, stafin teknik por edhe familjarët e tyre dhe njerëzit që punojnë në shtëpitë e tyre.

Në 293 testet e kryera, 38 kanë rezultuar pozitivë, por klubi i Flamengos nuk ka identifikuar asnjë prej tyre. Ndërkohë një punojës ka vdekur javën e kaluar nga koronavirusi.

Komento: