Koronavirusi ‘pushton’ Kosovën, mbi 10 mijë raste aktive

08:38 | 14 Nëntor 2020

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në gjithë Kosovën.

Në Kosovë është rënduar bilanci i gjendjes me Covid-19, vetëm gjatë ditës së premte u shënuan rreth 1 mijë raste të reja, ndërsa 13 pacientë vdiqën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Numri total i vdekjeve nga coronavirusi deri më tani ka arritur në 798, ndërsa është rritur në 10, 191 numri i rasteve aktive. 16, 862 pacientë janë shëruar, ndërsa deri më tani numri total i rasteve pozitive është 27,851 raste nga 115,794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

Numri total i rasteve pozitive është 27.851 raste nga 115, 794 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 798 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16,862 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10,191, thuhet në njoftimin e fundit të IKShPK-së.

Komento: