120 raste të reja me Covid-19 dhe dy vdekje në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 120 raste të reja, ndërsa dy persona kanë ndërruar jetë.
Këto të dhëna pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse, pas çka kjo do të shënoj edhe rritjen më e madhe e të prekurve nga Covid-19.
Ky është numri më i lartë i të prekurve nga kjo pandemi.
Deri më tani numri më i madh ishte 107, që u regjistrua më 16 prill.
Informata më të hollësishme rreth këtij numri të të infektuarve dhe se nga cilat qytete dhe komuna vijën të prekurit do t’ju njoftojmë gjatë ditës, njofton Alsat-M.
Ndryshe kujtojmë se pikërisht rritja e vazhdueshëm ditëve të fundit të të prekurve ishte shkak që Komisioni për sëmundje infektive të propozoj, ndërsa qeveria të miratoj rikthimin e orës policore që fillon sonte në ora 21:00.