Koronavirusi shpërthen në Gjermani, ja sa raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Koronavirusi shpërthen në Gjermani, ja sa raste të reja janë identifikuar në 24 orët e fundit

11:39 | 16 Tetor 2020

Gjermania për herë të parë me mbi 7,000 raste të reja me COVID-19.

Gjermania ka shënuar rekord ditor të rasteve me COVID-19 për të dytën ditë radhazi, me më shumë se 7,000 raste të premten.

Instituti Robert Koch njoftoi se 7,334 raste të reja janë konfirmuar, teksa një ditë më herët ishin shënuar 6,638 raste, raporton AP.

Deri këtë javë, në Gjermani shifra më e lartë ka qenë afër 6,300 në mars, edhe pse testimet janë rritur që atëherë.

Gjatë javës, qeveritë federale janë pajtuar për shtrëngim të masave, si mbajtja e maskave dhe mbyllja e lokaleve në vendet me rrezik të lartë për infektim.

Gjermania ka regjistruar më shumë se 348,000 raste me koronavirus në total që prej fillimit të pandemisë dhe 9,734 të vdekur.

Komento: