Koronavirusi shpërthen të ekipi i Vedat Muriqit

12:44 | 31 Tetor 2020

Lazio publikon testet për Covid-19, disa futbollistë pozitiv.

Skuadra e Lazios ka njoftuar para pak çasteve se në testet e fundit të bëra për Covid-19, disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv.

Kështu, sot “shqiponjat” do të testojnë edhe njëherë futbollistët e tyre për të identifikuar se cilët mund të luajnë nesër ndaj Torinos.

Futbollistët e testuar pozitivisht u vendosën në izolim në shtëpi ndërsa ekipi do të vëzhgojë një periudhë karantine nën mbikëqyrje aktive nga stafi mjekësor.

Komento: