Koronavirusi ua mori jetën 2202 kossoarëve

09:14 | 08 Maj 2021

2202 persona humbën jetë nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë nga COVID-19 ka arritur në 2202, sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, deri më tani janë infektuar 106,192 kosovarë dhe janë shëruar 97,057, njofton Klan Kosova

Raste aktive me COVID-19 aktualisht janë 6933 persona.

Në Kosovë janë vaksinuar deri më tash 24 mijë qytetarë, përderisa ditëve të fundit kanë mbërritur edhe rreth 5 mijë vaksina të kompanisë farmaceutike Pfizer.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të mbërrijnë edhe kontingjente të tjera të vaksinave.

Komento: