Koronavirusi ua mori jetën mbi 1 mijë e 400 personave në Kosovë

08:46 | 22 Janar 2021

1 mijë e 433 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë.

Që nga përhapja e virusit korona në Kosovë kanë humbur jetë 1 mijë e 433 qytetarë të cilët u infektuan me këtë virus.

7 raste të vdekjes u raportuan vetën në 24 orëshin e fundit.

Prej 13 marsit kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, ky virus infektoi 57 mijë e 28 persona.

Ndërsa u shëruan 50 mijë e 184 të tjerë, kështu bëhet e ditur në raportet ditore të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Komento: