Ka ardhur një lajm mjaftë i keq nga Gjermania në lidhje me koronavirusin.
Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani është rritur për ditën e pestë me radhë, në kohën kur qeveria po diskuton për zbutjen e masave.
Qasja e qeverisë gjermane për shpërthimin, duke përsëritur testimin masiv në të gjithë vendin, u vlerësua gjerësisht nga organizatat shëndetësore.
Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se vendi do të rihapë hapësirat sociale, si muzetë dhe kopshtin zoologjik, dhe se komunitetet fetare mund të jenë në gjendje të kryejnë përsëri shërbime.
Që nga 26 prilli, niveli i të infektuarve në Gjermani është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ajo u rrit me 1.639 sot, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 160,758, sipas Institutit Robert Koch.
Vdekjet e regjistruara në vend sot u rritën deri në 193, duke arritur në shifrën totale të 6.481 jetëve të humbura.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dje tha se do t’i rishikojë masat javën e ardhshme.