Në Qendrën Korrektuese në Dubravë korren mbi 66 mijë kg grurë.
Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 21 hektarw grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje shirjet për vitin 2021 ka arritur 66,240.00 kg grurë.
SHKK-ja ka njoftuar se e gjithë puna nga mbjellja e deri te korrja është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, ndërsa është udhëhequr dhe mbikëqyrur nga Njësia Ekonomike SHKK-së dhe stafi i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
Rendimenti i prodhuara nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.
Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes punës së Njësisë Ekonomike, dita ditës po synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu edhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.