Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka siguruar se vendi i tij do të jetë këtu me ne.
Ambasada amerikane doli e para me qëndrim menjëherë pasi deputetët e Kosovës votuan projektligjt për ushtrinë. Një mesazh të shkurtër e ka dhënë edhe ambasadori i sapoardhur.
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka shkruar në Tëitter, pasi kuvendi i Kosovës votoi për krijimin e ushtrisë.
“Tash më shumë se kurrë, Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet për komunitetet minoritare dhe të koordinohet ngushtë me aleatët e NATO’s, pasi po fillon transformimin 10 vjeçar të forcave të saj të sigurisë, ka shkruar Kosnett.
“SHBA do të jetë këtu me ju”, ka përfunuar shkrimin ambasadori amerikan, transmeton Gazeta Express.
Ambasada amerikane ka dalë me qëndrim menjëherë pas votimit të tri projektligjeve në kuvendin e Kosovës, sipas të cilave bëhët transformimi i FSK’së në ushtri.
Në këtë komunikatë, të cilën e ka shpërndarë edhe Kosnett, shkruan se SHBA do ta ritheksojë përkrahjen që ka për ushtrinë e Kosovës.