Ambasadori amerikan thotë se Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Cosnett, ka publikuar një mesazh interesant ne llogarinë e tij në rrjetin social.
Ai nuk është marrë me zhvillimet aktuale në Kosovë, por me hapësirën dhe ka pasur një mesazh edhe për Kosovën dhe Serbinë.
“Eksplorimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Kështu po ndërtojmë një të ardhme paqësore edhe në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e tyre në tryezën e negociatave”, ka shkruar ambasadori Cosnett.