Kosnett bënë thirrje që në Kosovë askush mos të jetë mbi ligjin

10:53 | 25 April 2019

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Phi lip Kosnett ka bërë thirrje që në Kosovë askush mos të jetë mbi ligjin.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se kushtetuta dhe ligjet promovojnë të drejtat e barabarta.

Ai tha se Kosova po hyn në dekadë e dytë pavarësisë dhe ka shumë punë për të bërë.

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”, tha Ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përkrahin Kosovën.

“Çdo qytetarë si individ luan rol të promovimin dhe sundimin e ligjit, vendosja e demokracisë ishte rritje e hatashme”, tha ai.

Komento: