
Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett e ka shprehur edhe njëherë shqetësimin e tij lidhur me emërimin e Naser Shalës në krye tëmAgjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
Kosnett është shprehur se emërimi i tij në këtë pozitë, minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP-së.
Ky është postimi i plotë i Kosnett:
Ende i shqetësuar për emërimin e Naser Shalës në një pozitë të rëndësishme në qeveri pa u kualifikuar. Kjo minon besimin e qytetarëve në proceset e përzgjedhjes bazuar në meritë dhe aftësinë e AKKVP për të përmbushur mandatin e kërkuar nga Dialogu.