Kosnett ‘godet’ gjykatësit e Gjykatës Supreme, thotë se janë paguar pa punuar

19:00 | 28 June 2019

Kosnett ka dhënë një ‘goditje’ për gjykatësit e Supremes.

Ambasadori Philipp Kosnett thotë se disa gjykatës të Gjykatës Supreme janë paguar një vit pa bërë asnjë punë.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett, cdo javë i raporton shkeljet dhe parregullësitë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Këtë të premte ai ka komentuar pagesën e gjykatësve të Dhomës Speciale në Gjykatën Supreme, të cilët janë paguar një vit, pa asnjë vendim të marrë nga ta.

“Gjykatësit e Dhomës Speciale të Gjykatës Supreme morën paga për një vit pa marrë asnjë vendim, për shkak se një ligj i vjetër, tash i ndryshuar, thoshte se gjykatësit e EULEX’it duhet të jenë prezentë për t’u mbajtur gjykimet”, ka shkruar Kosnett.

Sipas tij, këta gjykatës mund të kishin përgatitur lëndë të vjetruara përgjatë kësaj periudhe.

Komento: