Kosnett i shkon në zyre Kurtit: Hiqe mënjëherë taksën

11:32 | 20 Shkurt 2020

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, sot është takuar me liderët e institucioneve kosovare.

Ai gjatë këtyre takimeve që pati theksoi se duhet të largohen tarifat e vendosura nga Kosova.

Sipas njoftimit të Ambasadës të publikuar në Facebook, Kosnett u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun. Me kryeministrin Albin Kurt, kryeparlamentaren Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministrat Hoti dhe Abazi si dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufcën.

“Kosnett do të takohet edhe me ministrat tjerë. Ai po vazhdon takimet e rregullta edhe me partitë opozitare”

“Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett flet për rëndësinë e marrëdhënieve së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, si dhe përfitimet ekonomike që vijnë duke eleminuar menjëherë tarifat”, shkruhet në këtë njoftim.

Komento: