Ambasadori amerikan në Kosovë, Philipp Kosnett sot priti në takim Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe disja deputetë të tjerë.
Ambasadori Kosnett ka treguar se në këtë takim është diskutuar se do të punohet së bashku për arritjen e qëllimeve.
“Alison dhe unë kishim nderin që të mirëprisnim Kryetarin Veseli dhe lidershipin e Kuvendit”.
“Diskutuam për rëndësinë e punës së përbashkët dhe avancimin drejt qëllimeve të përbashkëta dhe që nevojat e qytetarëve të vihen përpara interesave politike personale”, ka shkruar Kosnett në Twitter.
Mbrëmë ka qenë Kadri Veseli që ka konfirmuar se kanë qenë në vizitë te ambasadori amerikan.