Kosnett reagon pas prangosjes së 8 policëve

15:51 | 05 Mars 2021

Ambasadori amerikan flet pas arrestimit të 8 policëve.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas arrestimit të tetë policëve nga ana e inspektoriatit policor.

Kosnett ka shkruar se është impresionuar që pas raportimit të qytetarëve institucionet kanë reaguar.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falenderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria. Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar Kosnett.

Komento: