Kosnett sot takon Kryeministrin Kurtin

12:57 | 04 Shkurt 2020

Kosnett, mysafiri i parë i Kurtit në Zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri i ri, Albin Kurti, do ta ketë mysafir të parë në Qeveri ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Kurti ka nisur ditën e parë në detyrën e re në krye të Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Aktivitetin e tij të parë jashtë zyrën e shënoi në Prekaz, ku bëri homazhe pranë kompleksit memorial, Adem Jashari.

Pasdite ai do të kthehet në zyrë për ta pritur diplomatin amerikan.

“Kryeministri Albin Kurti, pret në takim, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Philip S. Kosnett”, thuhet në agjendën e Kryeministrit, njofton Zyra e tij.

Komento: