Kosnett takon Mustafën, ja çka biseduan

16:46 | 17 May 2019

Isa Mustafa dhe ambasadori amerikan flasin për përplasjet e Thaçit, Veselit e Haradinajt.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës është takuar me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Kosnett për qëndrimet dhe vlerësimet e LDK-së mbi korrupsionin e lartë në vend, dëmtimet nga ana e Qeverisë e marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë, përplasjet e udhëheqësve të institucioneve më të larta dhe rreth dialogut me Serbinë”, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e LDK’së, transmeton Gazeta Express.

Në njoftim thuhet se kreu i kësaj partie ia ka shpalosur Kosnett planin e LDK’së për ekonomi, zhvillim e ulje të papunësisë.

“Në fund, kryetari Mustafa falënderoi SHBA-të për mbështetjen e pazëvendësueshme që i kanë dhënë Kosovës gjatë gjithë kohës, ndërsa uroj që partneriteti me SHBA-të të thellohet edhe më tutje”.

Të pranishëm në takim kanë qenë edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

Komento: