Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, nëpërmjet një postimi në Tëitter u ka dhënë një porosi politikanëve kosovarë.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka dhënë një porosi për politikanët kosovarë, shkruan lajmi.net.
Kjo porosi e ambasadorit Kosnett vjen pikërisht në ditën kur një delegacion i lartë i SHBA-ve po qëndron për vizitë në Kosovë.
Kosnett duke cituar një thënie të Martin Luter Kingut, si porosi për liderët e Kosovës “Është gjithmonë koha e duhur për të bërë gjënë e duhur”.
“Martin Luther King Jr. dikur thoshte ‘Koha është gjithmonë e drejtë për të bërë atë që është e drejtë’. Një kujtesë e mirë për politikanët në Kosovë….”, ka shkruar Kosnett.