Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri”.
‘Dardanët’ janë duke humbur 0-1 nga Sllovenia në Prishtinë.
Sllovenia e gjeti golin e epërsisë në minutën e 22’, atëherë kur Kosova po luante mirë dhe po sulmonte portën e gjigantit të Atletico Madrid, Jan Oblak.
Haris Vuckic ishte ai që shënoi për mysafirët dhe golin e vetëm deri më tani pas 45 minutave në ‘Fadil Vokrri’.
Nga dy takimet e para në Grupin 3 të Ligës C në Ligën e Kombeve, Kosova ka një barazim dhe një humbje, kjo është sfida e tretë për Dardanët.
Dardanët vijnë në këtë ndeshjes pas shuarjes së ëndrrës për të shkuar në “Euro 2020”, pasi në gjysmëfinale në play-off të Nations League, Kosova u eliminua nga Maqedonia.