Kosova 11 vjet me Kushtetutë

08:51 | 15 June 2019

Sot bëhen 11 vjet që nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së shtetit më të ri në Europë.

Më 15 qershor të vitit 2008, katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, hyri në fuqi kushtetuta e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm.

Kosova është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

Komento: