Kosova nga tash është bërë edhe me Ministri të Mbrojtjes.
Në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të dytë projektligjin për transformimin e Ministrisë së FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.
Me 106 vota pro dhe asnjë kundër dhe nje abstenim është votuar projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ky është projektligji i parë nga pakoja e projektligjeve që e bëjnë Kosovën me ushtri.
Tri projektligjet për transformimin e FSK’së në ushtri kanë kaluar në lexim të parë në Kuvend gjatë muajit tetor.
Ndërsa sot ato u votuan me rekomandimet shtesë nga Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri.
Në këtë projektligj janë prezantuar 11 amandamente, të cilat janë votuar secili veçmas në Kuvend.